Loading…

Çitaku me një shkrim të ‘hershëm’: Shkollat ende të mbyllura, Kurti dëshiron ta bëjë Kosovën të pajetueshme

  • 28/09/2022 | 08:20

Çitaku me një shkrim të ‘hershëm’: Shkollat ende të mbyllura, Kurti dëshiron ta bëjë Kosovën të pajetueshme

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar mëngjesin e së mërkurës për mos-plotësimin e kërkesave tash e gati pesë javë të mësimdhënësve nga Qeveria Kurti, transmeton Gazeta Metro.


Çitaku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po synon ta “përçajë deri në palcë shoqërinë kosovare”, teksa potencoi se shkollat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

“28 shtator 2022. Fëmijët janë ende në shtëpi. Shkollat e mbyllura. E kryeministri me kryeneqësi dhe indiferencë vazhdon t’i përbuzë mësueset dhe mësuesit tanë. Po synonë ta përçajë deri në palcë shoqërinë. Në fakt, po synon ta ndërtojë “shoqërinë e re””, ka shkruar ajo.

“Kjo është Republika e Tretë që e synon Kurti : Me sindikata të reja, të cilat i nënshtrohen atij; Me media të reja, të cilat i nënshtrohen atij; Me biznese të reja, të cilat i nënshtrohen atij”, vijon postimi i saj.

E dyta e PDK-së ka thënë se Kurti dëshiron ta bëjë Kosovën të pajetueshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë