Loading…

Çitaku: Serbia po abuzon me marrëveshjet me Kosovën

  • 16/11/2016 | 22:44

Çitaku: Serbia po abuzon me marrëveshjet me Kosovën

Ambasadorja e Kosovës në ShBA, ka folur sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke ia përmendur për të disatën herë ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë se Kosova është shtet dhe nuk ndryshohet kjo gjë.

Në mes tjerash ajo përmendi edhe Kishën Ortodokse Serbe “Sveti Nikolla” (“Shën Nikolla”) e cila është e ndërtuar brenda oborrit të Universitetit të Prishtinës, duke potencuar se është pa leje, por sipas saj ajo duhet të ruhet në vend se të rrëzohet, transmeton gazetametro.net.

E kur foli për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, tregoi pakënaqësitë e saj me shtetin Serb dhe moszbatimin e këtyre marrëveshjeve.

“Serbia nuk ka të drejtë të arrestojë qytetarët e Kosovës siç ka ndodhur me dy rastët e fundit. Serbia është duke e abuzuar marrëveshjen e lëvizjes së lirë të Kosovarëve.  Procesi i normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk merrë fund në bruksel por atëhere kur serbia t’i përmbushë kushtet e marrëveshjes”, tha në fjalimin e saj Çitaku./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë