Loading…

Çitaku i përgjigjet Musliut: PDK nuk tjetërsohet, edhe atëbotë sikurse sot, ka pasur ndonjë rezistencë

  • 24/09/2022 | 21:43

Çitaku i përgjigjet Musliut: PDK nuk tjetërsohet, edhe atëbotë sikurse sot, ka pasur ndonjë rezistencë

Nënkryetarja  e PDK’së, Vlora Çitaku i është përgjigjur koleges Ganimete Musliu, pasi kjo e fndit kritikoi Konventën programore të partisë, madje nuk mori pjesë fare në të. Arsyeja ishte mospërmendja e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.


Çitaku ka shkruar se PDK nuk tjetërsohet dhe se gjithmonë ka pasë rezistencë.

Ja postimi i plotë:

PDK ka me u hapë. Me u reformu, jo me u tjetërsu. Gratë e vajzat e reja që po i bashkohen PDK-së do ta kenë mbështetjen dhe hapsirën që e meritojnë. Nuk ka rrugë tjetër.

Në PDK jam që nga themelimi. Në fakt, me Presidentin Thaçi kam punuar para se PDK të krijohet si parti. E kam parë nga afër përpjekjen e tij të vazhdueshme për ta pasuruar, rilindur, e reformuar PDK-në. Poashtu e di që edhe atëbotë, sikurse edhe sot, ka pasur ndonjë rezistencë.

Por, rrugëtimi ynë nuk ndalet. E unë, si një grua që ka gëzuar mbështetje e privilegje nga PDK në këto 23 vite, suksesin më nuk e peshoj me pozicionin tim. Suksesin tim e peshoj me mundësitë që do të krijojmë për gratë e vajzat e reja. Nuk kemi me u ndalë.

Bashkë. 50|50.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë