Loading…

Çitaku: Gazi lotsjellës e molotovët na e humbën liberalizimin e vizave më 2016

  • 23/06/2022 | 20:16

Çitaku: Gazi lotsjellës e molotovët na e humbën liberalizimin e vizave më 2016

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç thotë ajo, humbjen e trenit për liberalizim të vizave më 2016’ën me gazlotsjellës e molotov, shkruan Gazeta Metro.


Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se planifikohej bashkë me Ukrainën e Gjeorgjinë t’i liberalizoheshin vizat edhe Kosovës atëbotë.

Tutje, numri dy i PDK-së ka thënë se shpreson që krerët institucionalë të kenë marrë mësim të mos kenë, siç thotë ajo, retorika boshte e populiste. E njëjta tha se me këtë nuk e arsyeton qasjen e BE-së karshi Kosovës.

“Pa dashur ta arsyetoj për asnjë moment qasjen fund e krye të pajustifikueshme të Bashkimit Evropian karrshi Kosovës dhe liberalizimit të vizave, një mësim shpresoj ta kenë marrë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës; retorika boshe dhe populliste të cilës i kanë prirë me vite, gazi lotësjellës e molotovët na e humbën trenin për liberalizim të vizave vitin 2016, atëhere kur ishim në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.

Reagimi i saj vjen pas skepticizmit të shprehur nga ana e Holandës, ku kryeministri i saj, Mark Rutte, deklaroi se Kosova duhet të bëjë më shumë në mënyrë që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Sidoqoftë, ekzistonte edhe një frymë optimiste që Kosovës do t’i liberalizoheshin vizat pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Fjalë të mëdha për këtë çështje pati dhënë edhe vetë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kosova, me arritjen e marrëveshjes për demarkimin e kufijve me Malin e Zi më 2016-ën, kishte plotësuar të gjitha kushtet për lëvizje lirshëm. Demarkacioni u kundërshtua dhunshëm nga partia aktualisht në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, të cilët hodhën gazlotsjellës në Kuvend për ta bllokuar votimin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë