Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj anëtarit të PDK’së Hajdar Beqës për ofendimin që i bëri Mimoza Kusari-Lilës.
Çitaku tha se është e turpshme gjuha e zotit Hajdar Beqas ndaj Kusari-Lilës dhe kjo mendësi duhet të marrë fund.
‘’E turpshme deri në neveri gjuha e zotit Hajdar Beqa ndaj Mimoza Kusarit. E mbajë mend shumë mirë nga vetë përvoja ime, çdo sukses apo dështim i imi disi është synuar të ngjyroset me tone seksiste. Kjo mendësi duhet të marrë fund’’, shkroi Çitaku në facebook.
Beqa e kishte quajtur Kusari-Lilën “prostitutë politike” pasi kjo vendosi të prishte koalicionin me PDK-në në udhëheqjen e Gjakovës./gazetametro.net