Loading…

Çitaku: Dialogu nuk është ‘Big Brother’ Kurti të shkojë në SHBA sa më shpejt

  • 03/12/2021 | 22:05

Çitaku: Dialogu nuk është ‘Big Brother’ Kurti të shkojë në SHBA sa më shpejt

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur rreth dialogut Kosovë – Serbi, duke thënë se do të donte që i njëjti të mbyllet sa më shpejt.


Çitaku deklaroi se e di që dialogu i ka sfidat e veta. Madje, me ironi tha se ai nuk është “Big Brother”. Kërkon angazhim, disiplinë e punë.

“Dialogu nuk është “Big Brother”. E di. Kërkon angazhim, disiplinë e punë. Por mendoj se SHBA duhet të jetë në tavolinë. Vetëm me praninë e tyre jemi të sigurtë.

E ftoj kryeministrin që të udhëtojë sa më shpejtë dhe të kërkojë një emisar të posaçëm. Unë do të doja që ky dialog të mbyllet sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha ndër të tjerash Çitaku në “Blic Interview“.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë