Loading…

‘Cili i marrë investon në një shtet kryeministri i të cilit paralajmëron luftë’: Abdixhiku për deklaratën e Kurtit

  • 08/08/2022 | 19:24

‘Cili i marrë investon në një shtet kryeministri i të cilit paralajmëron luftë’: Abdixhiku për deklaratën e Kurtit

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me deklarimin e fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se situata në veri mund të përshkallëzohej në konflikt të armatosur. E për këtë i pari i LDK’së tha se lajmi i mediave ndërkombëtare për Kosovën sot është deklarimi i Kurtit për Luftën dhe jo për investime, jo për integrime, shkruan Gazeta Metro.


Abdixhiku ka reaguar i revoltuar ndaj deklaratave të Kurtit se situata në veri mund të përshkallëzohej në luftë. Duke thënë se deklaratat e Kurtit në mediat e huaja se mund të ketë luftë ka qenë lajmë ndërkombëtar, dhe me mjeshtërinë e sherrit të një axhamie, ai arriti t’i bëjë konkurrencë të fortë lajmeve të mira që vera kulturore e Prishtinës.

“Kurti flet për luftë.Ky është lajmi i mediave ndërkombëtare për Kosovën sot. Jo për investime, jo për integrime, por për luftë në Kosovë. Kaq për mesazhin tonë nëpër botë.Dhe kështu, me mjeshtërinë e sherrit të një axhamie, ai arriti t’i bëjë konkurrencë të fortë lajmeve të mira që vera kulturore e Prishtinës dhe Kosovës ka prodhuar në po të njëjtat media tash e sa kohë”,deklaroi Abdixhiku.

Ai theksoi se Kurti e dëshiron krizën dhe se e ëndërron protagonizmin tek paniku.

“Ky njeri e dëshiron krizën. E ëndërron protagonizmin tek paniku. Sikurse Vuçiqi, investimet tek shteti i të cilit natyrisht se nuk ndalojnë, edhe ky flet për një Kosovë të luftës, krizës e frikës. Çfarë të duhet propaganda e kundërshrarëve të shtetit, kur ke një kryeministër që të bën autogol?!Pyesni sot kompanitë kosovare se çfarë mesazhe marrin nga bashkëpunimet e tyre nëpër botë. Cili i marrë investon në një shtet kryeministri i të cilit paralajmëron luftë? Njëmijë Dua Lipa s’bëjnë punë më”,shtoi ai.

Abdixhiku tha se Kosovës i duhet stabilitet dhe zhvillim.

“Shteti ynë përveç sigurisë vetanake ka dhe aleancën më të madhe ushtarke, atë të NATO-s, që garanton sigurinë tonë territoriale ndaj çdo agresioni të mundshëm. Kjo është e vërteta jonë; dhe këtë të vërretë duhet ta ushqejmë çdo ditë – duke forcuar veten në siguri e duke përforcuar aleancën me NATO-n si synim historik”,theksoi ai.

Abdixhku gjithashtu potencoi se paniku ndërkombëtar rreth Kosovës së luftës e krizës e destabilitetit është interes veç i Vucic e i Serbisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë