Aktori i njohur Joseph Fiennes do të luajë rolin e Michael Jackson në shfaqjen televizive “Urban Myths”.
Për këtë reagoi Paris Jackson, vajza e Michael, dhe është kundër kësaj, ajo tha “Më bën për të vjellë ky portretizim i dobët i babait tim ”.
Fansat janë habitur me ngjashmërinë e madhe të Fiennes me Jackson dhe kanë pyetur Paris në Twitter se çfarë mendonte për këtë.
“Unë jam shumë e ofenduar nga kjo, siç janë edhe shumë njerëz të tjerë”,- ka thënë ajo.
“Urban Myths” është bazuar në një udhëtim të dyshimtë të Michael Jackson me Elizabeth Taylor dhe Marlon Brando. Në anën tjetër, drejtuesi i “Sky Arts”, kompanisë së krijimit të kësaj shfaqjeje, ka thënë se këto janë seri komedish rreth tregimeve të vështira nga arti dhe kultura./gazetametro.net
https://www.youtube.com/watch?v=le7214gXqB0