Loading…

Cilat janë prioritetet e Ambasadorit të ri Amerikan?

  • 29/08/2018 | 08:11

Cilat janë prioritetet e Ambasadorit të ri Amerikan?

Gjatë shpalosjes së planit të tij të veprimit dhe objektivave për Kosovë, z. Philip Kosnett, i emëruar ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë liston furnizmin me energji elektrike, dialogun me Serbinë, luftën kundër korrupcionit, përkrahjen e të drejtave të njeriut, luftën kundër terrorizmit, ngritjën e kapaciteteve të Kosovës për vetmbrojtje, me theks të vecantë krijimin e ushtrisë së Kosovës si fusha kryesore të veprimit në Kosovë.


‘Termocentrali i ri 1.4 miliardësh do të bëjë revolucion në ekonominë e Kosovës.’, kishte thënë Kosnett për projektin e termocentralit Kosova e Re, teksa po shpaloste planin e tij pranë Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jasht në SHBA.

Sipas Kosnett, përkrahja e SHBA-ve në sektorin e energjisë përfshinë ndërtimin e termocentralit të ri si dhe programet e përkrahjes së efiqiencës dhe zhvillimit të projekteve të reja të prodhimit të energjisë përmes programit të MCC.

‘Si cdo shtet tjetër, Kosova ka të drejtën sovrane për të krijuar forca të armatosura për mbrojtjen e saj. Shtetet e Bashkuara mbështesin tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri të ndërveprueshme me NATO me një mandat të kufizuar të mbrojtjes.’, ka deklaruar Kosnett pranë Senatit në lidhje me themelimin e ushtrisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë