Loading…

Cila do të jetë më e madhe: PDK-ja apo Vetëvendosje?

  • 12/06/2017 | 18:43

Cila do të jetë më e madhe: PDK-ja apo Vetëvendosje?

Lëvizja Vetëvendosje e ka shpallur veten si partia më e madhe në vend. Pas zgjedhjeve të djeshme, ku Vetëvendosje rezultoi me dyfishim të votave, zyrtarët e saj deklaruan se ata tash janë partia më e madhe në vend.


Numërimi i kutive të votimit tashmë po shkon drejt përfundimit, mirëpo me rezultatin e deritashëm, gjasat janë sërish që Vetëvendosje me 31 deputetë të mos dalë para Partisë Demokratike të Kosovës.

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, dje në Klan Kosovë deklaroi se AAK-ja dhe Nisma së bashku mund të marrin prej 5 deri në 8 deputetë, që nënkupton se edhe vetë pritshmëritë e tyre janë që PDK-ja të ketë minimum 31 deputetë sa ka arritur Vetëvendosje me këtë rezultat zgjedhor, derisa gjasat i ka të ketë edhe më shumë kur dihet se pragu është më i madh te partitë e koalicionit.

Me votat e deritashme, koalicioni PDK-AAK-Nisma kanë arritur t’i kenë 39 deputetë, porse ende është shumë herët të dihet se sa prej tyre do të jetë deputetë nga radhët e PDK-së.

Përveç numrit të deputetëve, sigurisht se e rëndësishme është të dihet edhe cili do të jetë lideri më i votuar në vend.

Megjithatë, ajo që mund të pritet është se më të votuarit do të jenë Kadri Veseli ose Albin Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë