Loading…

Çiklisti shqiptar përplas për vdekje të moshuarin në Londër dhe e le në mes të rrugës

  • 29/07/2021 | 14:01

Çiklisti shqiptar përplas për vdekje të moshuarin në Londër dhe e le në mes të rrugës

Ermir Loka është shqiptari 23 vjeçar, i cili kaloi semaforin me të kuqe dhe shtypi me biçikletë të moshuarin 72 vjeçar në Londër, duke e braktisur në mes të rrugës, njofton media britanike “Daily Mail”.


Mësohet se i moshuari, pësoi plagë të renda në kokë dhe humbi jetën në spital 8 ditë më vonë.

Mediet e huaja kanë publikuat sot, videon nga momenti kur shqiptari çiklist, 23 vjeç përplas dhe braktis në mes të rrugës të moshuarin 72 vjeçar.

Gjithashtu thuhet se 23 vjeçari qendronte ilegalisht në Angli dhe sipas medieve të huaja, frika se mos kapej nga policia pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur është arsyeja kryesore, që ai braktisi viktimën në rrugë.

Megjithatë, shqiptari është arrestuar nga policia vendase dhe ka marrë dënim me 2 vite burgim.

VIDEO KËTU

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë