Loading…

Çifti kosovar kryelajm në Zvicër: Të përfshirë në shumë mashtrime, së fundi gruaja tenton ta vras burrin me kabllo

  • 01/10/2020 | 11:16

Çifti kosovar kryelajm në Zvicër: Të përfshirë në shumë mashtrime, së fundi gruaja tenton ta vras burrin me kabllo

Një çift kosovarësh në Cyrih të Zvicrës janë bërë kryelajm nëpër mediat e shkruara, pasiqë pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre, gruaja ka tentuar ta vrasë burrin e saj duke e lidhur me kabllo, por ky i fundit ia a dalur t’i shpëtojë vdekjes, shkruan Gazeta Metro.


Çifti në fjalë gruaja 53 dhe burri 48 vjeçar që kanë tre fëmijë bashkë, kanë pasur edhe më parë probleme me ligjin në Zvicër, duke u nisur me mashtrime të zyrës së ndihmave sociale e deri te për përpjekje për helmim, mashtrim dhe përdhunim.

Por, si ka rrjedhur ngjarja deri te tentimi i vrasjes me kabllo?

Gruaja kosovare 53 vjeçe, me profesion infermiere në Cyrih ka deklaruar para Gjykatës së Qarkut në Cyrih se burri i saj po 48 vjeçar po e tradhton atë me një vajzë shumë më të re, ku kjo e fundit jeton në Republikën e Kosovës. Sipas, saj kjo është arsyeja e tentim-vrasjes dhe për këtë ajo thurr një plan të tmershëm për ta privuar nga jeta.

Në muajin prill të vitit 2018, 53 vjeçarja në shtëpinë e saj familjare kishte përzier tabletat “Risperal” dhe “Temesta” në pijen burrit të saj, nga e cila ai pi dy gota, kur si pasojë, 48 vjeçari bie në një gjendje “gjumi të thellë”, siç thuhet në aktakuzë. Kur ajo e vëren në mëngjes se burri i saj është ende gjallë, ajo provon të vazhdojë aksionin e saj, shkruan Gazeta Metro.

Derisa burri i saj është shtrirë në bark duke fjetur në dyshek, ajo merr një kabllo elektrike të gjatë 165 centimetra dhe ia lidh atij rreth qafës, pastaj tërheq fort dy skajet e kabllit me të dyja duart, mirëpo në momentin e fundit vijnë vajzat e tij dhe e shpëtojnë.

Çifti akuzohet gjithashtu për mashtrim të zyrës së ndihmave sociale. Me informacion të rremë, ata kanë përfituar afër 34.000 franga ndihma sociale nga kjo zyrë.

Çifti kosovar me shtetësi zvicerane gjithashtu nuk i ka treguar zyrës së mirëqenies sociale në Cyrih se burri ka disa prona në Kosovë me një vlerë totale prej gati 170,000 CHF.

Për gruan, prokurori publik ka kërkuar dëbim 15-vjeçar nga Zvicra ndërsa për burrin, dhjetë vjet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë