Loading…

Serbët shfrytëzuan injorancën e shqiptarëve, ua mohuan të drejtat

  • 18/01/2017 | 18:48

Serbët shfrytëzuan injorancën e shqiptarëve, ua mohuan të drejtat

Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane CIA, ka bërë publike rreth 13 milionë faqe të dokumenteve që deri më tani kanë qenë të klasifikuara dhe paqasshme për publikun e gjerë. Në to flitet edhe për shqiptarët.


Një pjesë e këtyre dokumenteve përfshijnë edhe të dhëna për shqiptarët dhe për gjendjen e tyre në ish-Jugosllavi, dokument ky që përmban 33 faqe e që titullohet ‘Minoriteti shqiptar në Jugosllavi’, i datës 7 janar 1953.

Në këto dokumente analizohen shumë aspekte të jetës politike e deri te ajo kulturore e shqiptarëve në Kosovë.

Në kapitullin për situatën politike dhe historike deri më 1944, CIA shkruan: “Autoritetet jugosllave shfrytëzuan injorancën e shqiptarëve dhe nën pretekstin se ishin turq për shkak të besimit të tyre islam, ua refuzuan atyre të drejtën për të folur gjuhën e tyre dhe tentuan të asgjësojnë traditat dhe ndjenjën e tyre patriotike dhe kombëtare”, transmeton gazetametro.net.

Më tutje, raporti thotë se ‘serbët i kishin detyruar shqiptarët të braktisnin shtëpitë e tyre, për t’i mbushur po ato shtëpi me banorë serbë dhe malazezë’.

Dokumentet sekrete në të cilat kishin qasje vetëm zyrtarët amerikanë, raportonin mes tjerash edhe për masakrat që kryenin nga çetnikët serbë dhe malazezë.

“Në dimrin e vitit 1943 pati masakra të mëdha ndaj shqiptarëve në Rozhajë. 5 qind persona ishin vrarë me thika dhe armë të rënda nga çetnikët  dhe më pas partizanët”, thuhet në raport.

Më tej inteligjenca amerikane shkruan edhe për disponimin politik të shqiptarëve për tu bashkuar me Shqipërinë, në një kohë kur ajo ishte nën sundimin e Enver Hoxhës.

“Grupet komuniste brenda kosovarëve të cilët dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë e Enver Hoxhës nuk janë më të mëdha se 5 përqind. Ata që dëshirojnë të kthehen nën sundimin e Karagjorgjevicit në Jugosllavi dhe kthimit në pushtet të Zogut në Shqipëri, sillen nga 10 në 15 përqind”, shkruan më tej inteligjenca amerikane./gazetametro.net

untitled

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë