Kreu i CIA’s, John Brennan, kishte njoftuar ish Presidentin e SHBA’së, Barack Obama, rreth planit që pretendohet se e kishte aprovuar Hillary Clinton për të shpifur kundër atëherë kandidatit Donald Trump si mjet për t’i tërhequr vëmendjen nga skandali i saj me postë elektronike, transmeton Gazeta Metro.
Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA’së, John Rattclife, ka deklasifikuar këto dokumente të martën që pretendohet se shpalosin se ish Drejtori i CIA’së, John Brennan, i kishte raportuar ish Presidentit Barack Obama, rreth planit të Hillary Clinton për të gënjyer rreth kundërshtarit të saj ka raportuar Fox News.
Ratcliffe ka deklasifikuar shënimet me dorë të Brennan – që janë bërë gjatë kohës sa ai kishte raportuar tek Presidenti Obama për informacionin e pranuar nga CIA – si dhe një qarkore nga CIA, që zbulonte se zyrtarët e kishin referuar këtë çështje tek FBI për veprimtari të mundshme hetimi. Kjo qarkore atëherë i ishte referuar Drejorit të FBI James Comey dhe agjentit tjetër të FBI, Peter Strzok, të dy këto figura kontroverse të FBI, pasi janë të përfshirë në hetimin rreth origjinës së hetimit të fushatës së Trump – që ishte raportuar se kishte shumë shkelje – për bashkëpunim me Rusinë, akuzë që doli që nuk kishte bazë.
Ushtruesi i postit që tani udhëheq John Rattcliffe, Richard Grenell, reagoi ndaj lajmit duke shkruar se kjo është dëshmi se Obama dhe Biden kishin drejtuar administratën e tyre për të shfrytëzuar forcën e qeverisë për të sulmuar atëherë fushatën e Donald Trump dhe tranzicionin e pushtetit.
Proof. @BarackObama @JoeBiden directed their administration to use the powers of government to attack @realDonaldTrump campaign and then transition.
The Susan Rice email to herself after the Oval Office meeting was part of a coverup. https://t.co/074DIjOPhc
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 6, 2020
Javën e kaluar Ratcliffe kishte deklasifikuar dokumente që zbulonin se Clinton ishte referuar në FBI për hetim për aprovim të një plani të “nxitur skandal” për Trump duke lidhur atë me presidenti rus Putin. Bëhej fjalë për dosjen famëkeqe të ish spiunit britanik Christopher Steele, që ishte e rrejshme./gazetametro.net