Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, me një postim në rrjetin social, Twitter, ka thë se ka pritur ambasadorin serb në SHBA, Marko Djuric, shkruan Gazeta Metro.
Chollet tha se me Djuric kanë biseduar për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.
Sipas diplomatit amerikan, zbatimi i kësaj marrëveshje, është i lidhur ngusht me ambiciet e Serbisë për integrim në Bashkimin Europian.
“Gjë e mrekullueshme të takosh ambasadorin Marko Gjuriq, me të cilin sot bisedova mbi rëndësinë e zbatimit të zotimit për marrëveshjen e BE-së në Ohër, në mënyrë që të shënohet progres në ambiciet serbe drejt BE-së. Falënderova Serbinë për mbështetjen e Ukrainës”, ka shkruar Chollet.
Great to see 🇷🇸 Amb @markodjuric today and discuss the importance of implementing EU Agreement commitments from Ohrid to advance Serbia’s EU ambitions. Thanked 🇷🇸 for supporting Ukraine. Shared U.S. excitement to welcome a 🇷🇸 diplomat to @StateDept liaison program this fall.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) March 31, 2023
Kujtojmë që me 18 mars, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vucic, u dakorduan për fillimin e zbatimit të aneksit që del nga plani franko-gjerman.
Peter Stano zëdhënës i bllokut europian, ka thënë ditë më parë se kush do që heqë dorë nga zbatimi i këtij aneksi, autmoatikisht heqë dorë nga integrimi i mëtutjeshëm në Bashkimin Europian./gazetametro.net