Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, e ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti, duke i kërkuar që ta pranojë propozimin e BE’së, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe gjithashtu ka kërkuar ecjen përpara me diskutimet e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, shkruan Gazeta Metro.
Në një shkrim në Twitter, Chollet, ka treguar se sot ka diskutuar me Kurtin, duke treguar se atij i ka kërkuar që të pranojë propozimin e BE’së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Fola sot e kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Chollet.
Gjithashtu pjesë e kësaj bisede, Chollet tha se ishte edhe Asociacioni si dhe kthimi i zyrtarëve serbë në postet e tyre.
“Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekstin e Dialogut dhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës të kthehen në postet e tyre”, ka shkruar në fund ai. /gazetametro.net
We also discussed the importance of Kosovo’s multiethnic character and moving forward with discussions of the Association of Serb Majority Municipalities in the context of the Dialogue, and the need for Kosovan Serb officials to return to their posts. https://t.co/6MlQgtDBaJ
— Derek Chollet (@CounselorDOS) January 24, 2023