Loading…

Chollet e telefonon Kurtin: Flasin për marrëveshjen e Ohërit

  • 23/03/2023 | 15:52

Chollet e telefonon Kurtin: Flasin për marrëveshjen e Ohërit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka pasur një bisedë me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, shkruan Gazeta Metro.


Përmes kësaj bisede, Kurti ka thënë se marrëveshja bazë dhe aneksi, sipas tekstit dhe frymës, tani duhet të ndryshojë realitetin në terren.

Tutje Kurti ka thënë se Chollet e ka uruar për marrëveshjen e arritur në Ohër.

“Kisha një telefonatë me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Chollet, i cili më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër, duke i pranuar bisedimet e gjata dhe të vështira. E falënderova për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së. Marrëveshja Themelore dhe Shtojca, siç thuhet në tekst dhe frymë, tani duhet të ndryshojnë realitetin në terren dhe kushtet”, ka shkruar kryeministri në Twitter./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë