Loading…

Chelsea, në bisedime të avancuara me Man Cityn për Sterling

  • 02/07/2022 | 08:16

Chelsea, në bisedime të avancuara me Man Cityn për Sterling

Chelsea është në bisedime të avancuara me sulmuesin e Manchester Cityt, Raheem Sterling.


Siç raporton Fabrizio Romano, deri më tash, palët kanë dhënë sinjale pozitive në lidhje me ecurinë e kësaj lëvizjeje dhe janë në rrugë të mirë për marrëveshje përfundimtare.

Thomas Tuchel dëshiron që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt, në mënyrë që skuadra e tij ta zgjidhë sa më shpejt çështjen e anësorit të majtë, transmeton lajmi.net.

Këmbëshpejti anglez duket se dëshiron që të ndërrojë ambient pas shtatë viteve te “Qytetarët”.

Anipse kontrata e tij skadon në verën e ardhshme, kur edhe mund ta marrin falas lojtarin, londinezët nuk e kanë ndërmend të kursehen në këtë afat për ta sjellë atë sa më shpejt në “Stamford Bridge”.

“Blutë”, të paktën tani për tani, mund të ofertojnë 45 milionë euro, pa i llogaritur shtesat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë