Loading…

Chelsea mposht Lille në ‘Stamford Bridge’, debuton Edon Zhegrova

  • 22/02/2022 | 23:14

Chelsea mposht Lille në ‘Stamford Bridge’, debuton Edon Zhegrova

Chelsea ka arritur të mposht Lille me rezultat 2-0 në ‘Stamford Bridge’, në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/16 të Uefa Champions League, transmeton Gazeta Metro.


Skuadra e Thomas Tuchel e cila ishte edhe favorit i ndeshjes pa ndonjë problem të madh ka arritur të mposht skuadrën franceze, Lille, me golat e realizuar nga Kai Havertz dhe Christian Pulisic.

Filloj gjithçka mirë për ‘Blutë e Londrës’ pasi që vetëm pas tetë minutave arritën të kalojnë në epërsi me anë të golit të 22-vjeçarit gjerman, Kai Havertz, pas harkimit të Ziyech nga goditja e këndit.

Në minutën e 63′ pas një vrapimi me topin gati gjithë fushën të Ngolo Kante asistoj tek Christian Pulisic i cili u përkujdes për të realizuar edhe golin e sigurisë për Chelsean, e cila tashmë udhëton në Francë më e relaksuar pas kësaj fitoreje shumë të vlefshme.

Vlen të theksohet fakti se anësori kosovar, Edon Zhegrova ka debutuar sot në Uefa Champions League pas inkuadrimit në minutën e 81′ por pa pasur shumë minuta t’i tregojë vlerat e tij.

Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet në Francë me 16 mars. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë