Chelsea e ka dërguar ofertën e parë në drejtim të Barcelonës për Pierre-Emerick Aubameyang.
19 milionë euro dhe pesë milionë të tjera shtesa është oferta që londinezët i kanë bërë katalonasve.
Mes lojtarit dhe Chelseat gjithçka është e zgjidhur, sulmuesi gabonez do të fitojë dyfish më shumë pagë sesa që ka te Barcelona.
Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Barcelona do ta pranojë këtë ofertë, pasi ata kërkojnë 30 milionë euro për ta liruar lojtarin.
Kujtojmë se katalonasit e morën falas Aubameyangun nga Arsenali.
La primera oferta formal del Chelsea al Barça por Aubameyang rondará los 19M más cerca de 5 en variables. Presentada de forma inminente.
Entre el jugador y la entidad ‘blue’, todo encarrilado: ‘Auba’ verá casi doblado su salario.@tjuanmarti 🤝 @albertroge pic.twitter.com/EVQvW6UQuw
— Relevo (@relevo) August 19, 2022