Chelsea me Antonio Conten, pasi ka ndërruar formacionin e ekipit në 3-4-3, ka pasur një sukses të mrekullueshëm dhe është afër për ta thyer rekordin që e mban Arsenali.
Në vitin 2002, ‘Topçinjtë’ kanë arritur të fitojnë 14 fitore rresht me trajnerin Arsene Wenger dhe tani shumë afër këtij numri, është Chelsea me 12 fitore rresht.
Ndeshjet e ardhshme të Chelsea në Premierligë, janë kundër Stoke City, Tottenham, Leicester, Hull City e të tjerë dhe mbetet të shihet nëse do ta thejnë rekordin me më së shumti fitore rresht./gazetametro.net