Loading…

Challandes flet pas humbjes nga Maqedonia: Tregon se a do të mbetët trajner i Kosovës

  • 08/10/2020 | 23:21

Challandes flet pas humbjes nga Maqedonia: Tregon se a do të mbetët trajner i Kosovës

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka folur për humbjen 2:1 nga Maqedonia.


Challandes e pranon që pjesa e parë ishte më e mirë, por në të dytën gjërat ndryshuan.

”Pranuam gola të lehtë. Ishim të pafat në golin e parë që pësuam. Por unë duhet të jetoj me këtë situatë. Goli i dytë ishte një ndërprerje shumë e mirë nga kundërshtari, një gol që ndodh në futboll. Pjesa e parë ishte e mirë, kemi luajtur futboll, kemi luftuar sepse ishte një ndeshje shumë e fortë. 2:1 pas pjesës së parë ishte një problem. Në pjesën e dytë u munduam të provokonim kundërshtarin, anën defanzive me tepër sulmues, por nuk ishte e duhura. Kemi humbur në organizimin e lojës. Ky ishte një defekt që na solli humbjen, i dhamë mundësinë Maqedonisë të na sulmonte në kundërsulme. Maqedonia ka luajtur më mirë se Kosova”.

”Në pjesën e parë luajtën siç kërkova unë, edhepse nuk isha i kënaqur nga rezultati. Jam i kënaqur nga 45 minutat e para, por jo nga lëvizjet në zonë. Aksioni ndoshta ishte perfekt, por krosimet ishin jo të mira. Mbrojtësit kanë luajtur shumë mirë ndaj sulmuesit tonë. Në të dytën, huqëm krejt”, potencoi Challandes.

Tutje ai ka deklaruar se dëshiron të mbetet trajner i Kombëtares së Kosovës.

“Po, definitivisht, në fillim kam thënë se kemi gjasë për të qenë në Play Off, askush nuk më ka besuar”, ka deklaruar Challandes, në pyetjen nëse do të vazhdojë me Kosovën, përcjell lajmi.net.

“Mos harroni nuk ishte e lehtë për ekipin tonë, jam shumë i zhgënjyer, jam trajneri”.

“Kam pasur kënaqësi me këtë ekip, jetoj me këtë ekip, jam i gatshëm për këtë ekip”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë