Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përmendur votën e vajzës së ish-presidentit Ibrahim Rugova për Hashim Thaçin president, teksa ka folur për skenën politike në vend.
“Vajza e presidentit Rugova votoi për Hashim Thaçin. S’paska diçka në politikë që s’po bojka”, është shprehur ai në një intervistë në Rubikon të KTV’së, duke iu referuar deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova.
“Këtë e kemi krijuar standard, s’mund të kthehesh para 10 vjetësh, e të nisësh taktika të reja…”, ka thënë Haradinaj.