Reagim rreth lirimit me kusht të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, ka bërë edhe bashkëshortja e Ramushit, Anita Haradinaj.
Përmes një shkrimi në faqen e saj në rrjetin social Facebook, Anita shfaq zemërimin e saj për këtë vendim duke akuzuar në anën tjetër poresidentin dhe kryeministrin e vendit për neglizhencë.
“Nje Kryeminister me 72 dosje qe e mbajn peng, e nje president tugjare qe ka shku mu marr me shitblerje biletash per inaugurim te Presidentit Amerikan mesiguri s’kane pas kohe ende me komentu vendimin e Gjykates per Ramushin!!! Koha do te flase per ju!!!!”, shkruan Anita.
Por ka lënë dhe një mesazh për bashkëshortin e saj.
“Ramush, duart t’i lidhin por forcen dhe vullnetin per ta bere Kosoven shtet kuptimplot s’mundet me ta lidh askush!!! S’kane mujt as atehere e as tash e as neser”, shkruan tutje Anita./gazetametro.net