Loading…

Çfarë të presim, kur investitorët e hauj takohen me ministra me armë në brez

  • 26/01/2018 | 13:35

Çfarë të presim, kur investitorët e hauj takohen me ministra me armë në brez

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për të shtënat me armë të ministrit Dardan Gashi, ka pyetur se si do ta konsideronte veten investitori i jashtëm që vjen në Kosovë për t’u takuar me një ministër që bën shkelje ligji e sillet si kapadai me armë në brez.


Sipas tij, shtënia me armë zjarri në një vend publik është vepër penale dhe shkelja e ligjit nga ministri Gashi është komprometim i interesave të qytetarëve tanë dhe digasterit që e drejton.

“Mos të harrojmë, bëhet fjalë për përgjegjësin e investimeve strategjike në Kosovë. A merreni me mend për pak se si do ta konsideronte veten investitori i jashtëm që vjen në Kosovë për t’u takuar me një ministër që bën shkelje ligji e sillet si kapadai me armë në brez, me çfarë integriteti e përfaqësimi e me çfarë sigurie tash i konsiderojmë investitorët e jashtë, pra kjo është çështja më serioze se sa një shkelje e rëndomtë, ka pasoja edhe në investime strategjike”, tha ai.

Abdixhiku ftoi kryeministrin që të respektoj ligjin duke shkarkuar ministrin që shkeli ligjin dhe të tregoj që çdokush është i barabartë para ligjit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë