Loading…

Çfarë taktike nga Ukraina: Fton qytetarët që t’i bëjnë këto gjëra për ta hutuar armikun rusë

  • 26/02/2022 | 15:22

Çfarë taktike nga Ukraina: Fton qytetarët që t’i bëjnë këto gjëra për ta hutuar armikun rusë

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, ka bërë një thirrje për qytetarët, që të heqin tabelat me numra dhe emra rrugësh, qytetesh, fshatrash në rajonet e tyre, që t’i hutojnë Ushtrinë ruse, shkruan Gazeta Metro.


Në njoftimin e kësaj ministrie në Facebook, bëhet e ditur se ata kanë vendosur që t’i hutojnë forcat ruse duke vendosur shenja komunikacioni që nuk është se të drejtojnë për në vende të sakta ose të mira. Në të vërtetë, ato s’të çojnë askund.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka kërkuar nga banorët që t’i largojnë shenjat e komunikacionit që t’i hutojnë trupat ruse.

“Për ta hutuar dhe çorientuar armikun, i cili në mënyrë të paligjshme po lëviz nëpër Ukrainë, ne bëjmë thirrje që të hiqen shenjat me numrat dhe emrat e rrugëve / qyteteve / fshatrave. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundshme që ta pastrojnë Ukrainën nga pushtuesi rus sa më shpejt që është e mundshme”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Më poshtë keni njoftimin e plot. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë