Loading…

Çfarë posti i ofroi PDK Mimoza Kusari-Lilës

  • 09/02/2017 | 23:24

Çfarë posti i ofroi PDK Mimoza Kusari-Lilës

Kusari – Lila, ka folur për mundësitë që ajo kishte në skenën politike pas largimit nga Aleanca Kosova e Re.


Ajo ka treguar se çfarë pozita partiake dhe shtetërore i kishte ofruar Partia Demokratike e Kosovës vetëm që ajo t’i bashkëngjitej.

“Kam pasur ofertë prej PDK-së. Mesazhi ka qenë “nuk ki pse mu lodh me forum parti të re, ku prapë çka fiton është vetëm një 5% dhe çfarë mundesh me u bë në koalicion, mundesh me u bë ministre dhe në këtë pozitë ke qenë, pse me u mundu atëherë shkon parti të gatshme”, ka thënë Kusari – Lila, duke shtuar se posti i ministres ka qenë ofertë e partive politike.

Ajo ka thënë se me krijimin e subjektit të ri Alternativa nuk po e bëjnë për të marrë post qeveritar por për të ndërruar mendësinë politike.

Themeluesit e subjektit të ri politik Alternativa, Ilir Deda dhe Mimoza Kusari, në emisionin ‘Komiteti’ kanë folur edhe për mënyrën se si do të financohet kjo parti.

Ata theksojnë se edhe në aspektin e financimit dëshirojnë të prezantojnë një kulturë të re, e cila ka të bëje me ngritjen e fondeve që prej fillimit të ditëve të para kur regjistrohet online.

Partia synon të organizoj aktivitete që synojnë mbledhjen e fondeve, njëjtë si veprohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata presin që shpenzimet me mbet në minimale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë