Loading…

Çfarë po paralajmëron Glauk Konjufca: Në orën 13:00 pritet ‘të marrë një vendim të madh’

  • 03/03/2020 | 11:41

Çfarë po paralajmëron Glauk Konjufca: Në orën 13:00 pritet ‘të marrë një vendim të madh’

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glau Konjufca, ka paralajmëruar se sot në orën 13:00, do të marrë një vendim të rëndësishëm, transmeton Gazeta Metro.


Në një tryezë diskutimi për pozitën e Kosovës në politikën e jashtme, Konjufca ka thënë se puna e parë që do të bëjë në MPJ është ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shkeljes së ligjit në mënyrë flagrante.

Këtë ndërhyrje ai thotë se do të bëjë për ata të cilët janë emëruar jashtëligjshëm, për të cilët ka marrë vendime për të cilat thekson, se nuk ka pasur zgjidhje tjetër.

“Praktika më e zakonshme në MPJ nuk ka funksionuar në bazë të ligjit. Pas marrjes së detyrës pas dy jave është deshtë të marr vendime që për dikë janë cilësuar si radikale por nuk kom pas çare pa i kthyer në Kosovë se janë emëruar jashtëligjshëm. Faza e parë që do të fillojë është ndërhyrjet e drejtpërdrejta në shkeljet flagrante të ligjit”, tha Konjufca.

Ai madje ka paralajmëruar se sot në orën 13:00, do të marrë një vendim, që duket se ka lidhje me deklaratën e tij të dhënë.

“Sot në orën 1 do të keni një vendim të kësaj natyre”, ka thënë Konjufca. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë