Loading…

Çfarë po ndodhë? Veseli godet ashpër urdhëruesit e arrestimit të Gylenistëve

  • 29/03/2018 | 16:38

Çfarë po ndodhë? Veseli godet ashpër urdhëruesit e arrestimit të Gylenistëve

Veprimet e institucioneve të shtetit të Kosovës, jo që nuk janë në koordinim me njëra-tjetrën, por duken në ‘luftë’ mes vete. Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër kundër arrestimit të gjashtë shtetasve të Turqisë, të cilët po kërkoheshin nga pushteti i Erdoganit.


Veseli në reagimin e tij, nënshtrimin ndaj Erdoganit e ka cilësuar si orientim anti-europian të Kosovës.

Ai ka thënë se arrestimi i sotëm nuk përfaqëson formën e duhur të zhvillimit të sundimit të ligjit e as konsolidimit të nevojshëm të demokracisë, shkruan gazetametro.net.

“Arrestimi i sotshëm i gjashtë shtetasve turk, banorë me leje të vlefshme qëndrimi në Kosovë dhe punonjës në Kolegjin Mehmet Akif të akredituar sipas standardeve përkatëse të Kosovës, nuk përfaqëson as formën e duhur të zhvillimit të sundimit të ligjit as konsolidimit të nevojshëm të demokracisë. Ndërmarrja e veprimeve të tilla pa respektim të procedurave përkatëse dhe mungesë transparence lë hapësirë të theksuar për mëdyshje për veprimet arbitrare të autoriteteve në fjalë”, ka thënë Veseli.

Kryeparlamentari përveç tjerash arrestimin e ka cilësuar mbi dyshime të pabazuara.

“Si shtet demokratik, Kosova në mënyrë institucionale duhet të adreson përgjegjësinë ligjore të akterëve të involvuar në këtë rast. Po ashtu, arrestimi i shtetasëve të huaj në flagrancë për dyshime të pabazuara, nuk korrespondon me vlerat evropiane që duhet t’i përfaqëson Kosova.

Kosova s’ka alternative tjetër veç rrugëtimit evropian. Kjo, natyrisht, kërkon sundim të ligjit dhe llogaridhënie prej abuzuesëve arbitrar të tij”, ka thënë Veseli.

Kosova sot në bashkëpunim me Turqinë ka arrestuar gjashtë shtetas të Turqisë, që po vepronin në Kosovë në kuadër të një shkolle e njohur si shkollë e Fetullah Gylenit, aktivist politik i cili po strehohet në SHBA, pasi Erdogan po kërkon ekstradimin e tij, duke e akuzuar për terrorizëm, gjegjësisht duke e shpallur si organizator të grushtshtetit të fundit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë