Loading…

Çfarë po ndodhë, Trepça’89 tani thotë se ndeshja me Prishtinën është anuluar

  • 01/10/2022 | 17:24

Çfarë po ndodhë, Trepça’89 tani thotë se ndeshja me Prishtinën është anuluar

Klubi i Prishtinës sot njoftoi tifozët e saj se ndeshja kundër Trepçës’89 do të zhvillohet të dielën në ‘Fadil Vokrri’. Ndërsa, gjithashtu bëri të ditur se hyrja në stadium do të jetë falas. Por, tani klubi nga Mitrovica thotë se ndeshja me kryeqytetasit është anuluar, transmeton Gazeta Metro.


Në një postim në Facebook thuhet se pas vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ta shtyjë ndeshjen për një afat të papërcaktuar, ata nesër nuk do të luajnë ndaj Prishtinës.

”Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton publikun futbollëdashës se pas njoftimit nga Federata e Futbollit e Kosovës për anulimin e ndeshjës së xhiros së 9-të FC Prishtina – KF Trepça’89 e cila ishte e paraparë të zhvillohej nesër ditë e Diel me fillim nga ora 13:00 është anuluar dhe shtyer për një afat të papërcaktuar,” thuhet në postimin e tyre.

Kujtojmë se dje Gazeta Metro kontaktoi me drejtorin e Prishtinës, Artan Osmani për të biseduar më shumë rreth kësaj situate. Ai deklaroi se FFK mund ta shtyjë ndeshjen ndaj Trepçës’89, jo të ndërroj lokacionin.

Ndërkaq, deri më tani nga FFK ende nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare në faqen zyrtare të tyre. /gazetametro.net

Drejtori i Prishtinës: FFK mund ta shtyjë ndeshjen ndaj Trepçës’89, jo të ndërroj lokacionin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë