Loading…

Çfarë po bën Joe?: Presidenti Biden shtrëngoi duart me senatorin, pas 3 sekondash harroi e u zemërua

  • 09/08/2022 | 17:12

Çfarë po bën Joe?: Presidenti Biden shtrëngoi duart me senatorin, pas 3 sekondash harroi e u zemërua

Një tjetër gafë e Presidentit Amerikan Joe Biden i ndodhi atij në oborrin e Shtëpisë së Bardhë në një rast të ngjashëm me atë gjatë vizitës në Izrael ku kishte shtrënguar duart me një të padukshëm, transmeton Gazeta Metro.


Në xhirim të publikuar në konton e partisë republikane shihet si në podiumin e përgatitur ftohet lideri i demokratëve në Senatin Amerikan, Chuck Schumer, që së pari shtrëngon duart me Presidentin Biden, pastaj me radhë tre personat e tjerë, në mesin e tyre Nancy Pelosi, spikerja e Kongresit.

Presidenti Biden e përshëndeti Schumer por si duket harroi siç duket në xhirim pasi e mban dorën e shtrirë për t’ia shtrënguar përsëri. Senatori Schumer duke e kryer përshëndetjet i kthehet podiumit për të mbajtur fjalën e rastit, nuk e vëren Presidentin Biden që po e priste t’ia shtrëngonte dorën.

Presidenti Biden përveç që nuk është popullor si president tani aspak sipas anketave të fundit për shkak të ekonomisë së keqe dhe recesionit ekonomik, që mohohet me ngulm nga administrata e tij, vet demokratët nuk e preferojnë si kandidat përsëri në zgjedhjet presidenciale të 2024’s.

Disa kongresmenë e zyrtarë të partisë demokratike e kanë pranuar publikisht që e duan dikë tjetër si kandidat. Në opinion publik diskutohet hapur shëndeti i presidentit dhe mosha e tij, e sa ka ndikim në qeverisje./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë