Loading…

Çfarë paradoksi: Blerta Deliu e shqetësuar për ajrin, por s’e ndalë veturën

  • 29/01/2018 | 15:16

Çfarë paradoksi: Blerta Deliu e shqetësuar për ajrin, por s’e ndalë veturën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, është shprehur e shqetësuar për gjendjen e ajrit në Prishtinë, madje së bashku me vajzën e saj, ka vënë maska. Fotografinë ku ajo shihet me maskë mbrojtëse, deputetja e ka shkrepur në veturë. Siç duket ka harruar se vetura është një ndër ndotësit më të mëdhenj dhe po kërkohet që këto ditë të zvogëlohet qarkullimi.


Situatë alarmuese ka kapluar kryeqytetin, përderisa po mban vendin e parë të qyteteve më të ndotura në botë.

Deputetja Blerta Deliu ka marrë masa për t’u mbrojtur nga ajri i ndotur. Ajo ka vënë maskë, por siç duket nuk e ka menduar mirë kur ka publikuar fotografinë, ku gjendet në veturë.

Njëra nga rekomandimet që është bërë më së shpeshti gjatë këtyre tri ditëve është ndalja e qarkullimit të veturave, në mënyrë që të ndihmohet përmirësimi i gjendjes alarmuese të ajrit. E pikërisht nga automjeti, Deliu ka treguar sa e shqetësuar është për gjendjen aktuale të ajrit në Prishtinë.

“Me rekomandimin e Institutit të Shëndetit Publik, sot me maska! Sipas të gjitha gjasave, nesër Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet lidhur me cilësinë e ajrit të ndotur në Prishtinë dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për të evituar këtë gjendje!”, ka shkruar deputetja në Facebook. /Express/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë