Për miliona përkrahës të Donald Trump’it, dita e inaugurimit ishte një ditë e madhe për festë, sepse më në fund kandidati i tyre i zgjedhur u bë president i Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, për shumë të tjerë 20 janari ishte dita e trishtimit të madh, ylli i festës bëri që makthet e tyre më të këqija të bëhen realitet.
Sidoqoftë, në çfarë mund gati të pajtohemi të gjithë, është se e gjithë çështja ishte mjaft surreale, çoftë mospajtimi i Trump’it me shtypin mbi numrin e njerëzve që e kanë shikuar në televizion, apo fytyra e Melania Trump, e cila u bë meme, si me qenë e dikujt tjetër.
Për të larguar mendjen tonë nga gjithë ajo që ndodhi, Bad Lip Reading kanë lëshuar edicionin e ceremonisë se përurimit dhe kjo është krejtësisht për të qeshur.
Kulminacioni përfshinë takimin e Trump’it me Obama’n (“ti ta shpif”) dhe i George Bush’it me Hillary Clinton duke i shkëmbyer disa fjalë (“duket se kemi problem”, “Po, më lëre këtë mua, ne do ta shtrydhim”).
Oh gjithashtu edhe Obama me Pence: “Ti e theve”, “Ashtu mendon?” “Jo, po të ngacmojë, dukesh i dëshpëruar”.
Shikoni më poshtë.