Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka prezantuar monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2016, rreth dialogut Kosovë – Serbi, ku tregohet se janë mbajtur vetëm gjashtë seanca. Në dy prej tyre ka raportuar edhe kryeministri, Isa Mustafa.
Në statistikat e prezantuara nga KDI thuhet se këto gjashtë seanca janë miratuar dy rezoluta.
Gjatë vitit 2016, deputetët kanë parashtruar 14 pyetje rreth dialogut.
Gjithashtu janë mbajtur 7 mbledhje të komisioneve parlamentare për këtë çështje, kurse ministrja për dialog Edita Tahiti, ka raportuar në dy prej këtyre mbledhjeve. /gazetametro.net