Astronautët duhet patjetër të mbajnë të veshura të njëjtat rroba, duke përfshirë edhe rrobat e brendshme, disa ditë rresht para se të mund të veshin rroba të pastra, shkruan Gazeta Metro.
Instruktori dhe inxhinieri i NASA, Robert Frost, ka treguar se çka gjendet në valixhen e udhëtimit të astronautit:
– Një palë atlete për vrapim
– Një palë atlete për vozitje biçiklete
– Një palë veshje sportive për ushtrime për tri ditë
– Një këmishë pune për dhjetë ditë qëndrimi
– Një fanellë për punë për dhjetë ditë qëndrimi
– Një palë pantallona pune për dhjetë ditë qëndrimi
– Një palë brekësh për dy ditë qëndrimi
– Një palë çorape për dy ditë qëndrimi
– Dy duksa
– Dy kombinezone – këto janë të obligueshme.
Nga NASA sqarohet që për shkak që astronautët jetojnë në ambiente të kontrolluara dhe nuk dalin jashtë, pos kur i kanë të veshura rrobat e veta të gjithësisë, rrobat e tyre nuk ndoten, siç do të ishte rasti në Tokë.
Pjesën më të madhe të rrobave që ata e marrin me vete në Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë nuk e kthejnë në Tokë./gazetametro.net