Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka folur për zgjedhjet e 11 qershorit, të cilat e nxorën të tretin koalicionin LDK-AKR-Alternativa dhe të cilat rezultuan me dyfishimin e votës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo ka treguar se cfarë ndikoi në rënien e saj në komunën që ajo udhëheq, duke përmendur arsyet që shtynë qytetarët e Gjakovës ta votojnë Vetëvendosjen dyfish më shumë se sa që ishte votuar në zgjedhjet e kaluara.
Kusari – Lila ka thënë se ajo e sheh VV’në fituese edhe pse u rendit e dyta, kjo për shkak të rritjes pre 100 votave krahasuar me zgjedhjet e vitit 2014. Ajo ka treguar arsyet që, sipas saj, në Gjakovë dhe në nivel të përgjithshëm VV pati rritje.
“Mendoj se janë dy elemente te Vetëvendosja, që e kanë përcaktuar rritjen, ka qenë kapitalizmi me mos efikasitetin, kuvendi dhe qeveria ishin bllokuar në vendimmarrje. Faktori i irritimit dhe kërkesa për një qeveri e cila ka vendime të qarta. Zbutja e gjuhës së Vetëvendosjes ka qenë vendimtare, dhe jo kravata. Në gjuhe filluan të afrohen”, u shpreh Kusari-Lila, duke komentuar ndryshimin e Vetëvendosjes gjatë fushatës së këtyre zgjedhjeve, përcjell gazetametro.net
Ndiqeni videon e mëposhtme ku mund t’i gjeni komentet që ajo i bëri në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini: