Christian Eriksen ka pësuar një arrest kardiak kur ai u alivanos në Danimarkë në ndeshjen e EURO2020 kundër Finlandës, shkruan Gazeta Metro.
Kështu ka thënë Morten Boesen, pjesë e ekipit të mjekëve të Danimarkës.
Tani, gjendja e Eriksen është e mirë dhe ai ka dërguar përshëndetje për shofdkët e skuadrës.
Eriksen ka kollapsuar në fushë shkurtimisht para se të përfundonte pjesa e parë, ndërsa Boesen ndan detaje të rastit.
“Ai kishte ikur. Ne bëmë masazhë kardiologjike, ishte arrest kardiak. Sa afër ishim ta humbim? Nuk e di, por tani ne e kemi atë, dhe ajo ishte e shpejt”, tha ai.
Më tutje, ai tha se ekzaminimet e deritanishme duken mirë, dhe se nuk ka shpjegim pse ka ndodhur.
Gjatë ditës së djeshme, Christian ka folur dhe u ka dërguar mesazhe bashkëlojtarëve dhe gjendja e tij tani është e mirë. /gazetametro.net