Muharrem Nitaj, dikur gazetar i BBC’së, tani anëtar i kryesisë së AAK’së, ka treguar një version të tijin për një rast të kohës së luftës, ku Hashim Thaçit nuk i kishte pëlqyer prezantimi në media i komandantëve të zonave të UÇK’së, në veçanti, Ramush Haradinaj.
Duke marrë shkas nga tematizimi i pjesëmarrjes në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA’së, lidhur me pretendimin e Haradinajt se është i ftuar në këtë ngjarje të madhe të politikës botërore, dhe deklaratës së Thaçit se askush nga Kosova nuk është ftuar, Nitaj është munduar të vë në pah se qysh herët presidenti i tanishëm ka xhelozi ndaj liderit të AAK’së, shkruan gazetametro.net.
“Ka vite që e njoh Hashim Thaçin. E pata takur një herë në vititn 1999 në Londër, në një vizitë “sekrete” të tij! Mbaj mend të më pat thënë “do të ishte mirë sikur BBC të mos i transmetonte deklaratat e Komandantëve të Zonave të UÇK-së, psh Ramush Haradinajn”. I habitur, i pata thënë “po ata po e bëjnë luftën, e posaçërisht Ramushi”! Biseda vazhdoj tutje, por e mbaj mend që unë pata dalë i tmerruar pa e kuptuar “ç’kishte ai njeri”!”
“Jo shumë kohë më vonë e pata kuptuar se çka e mundonte Hashim Thaçin.Shokët dhe bashkëpunëtorët e tij, ata më të afërmit, thonë se ai është dinak e i pabesë, interesaxhi e idhnak, hakmarrës… dhe po mundi, tê shkel me këmbë për interesin e tij!”
“Në këtë logjikë e shoh deklarimin e tij pë vizitën në Amerikë, për biletat 500 dollarëshe dhe për impenjimin e tij për kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë! Mos ban hajgare Hashim! Më shumë po bën estrada për kthimin e Haradinajt, se sa ti e Qeveria jote! Behu një herë burrë e trego se pse kompleksi i yt i pashërushëm është Ramush Haradinaj!”, ka shkruar Nitaj. /gazetametro.net