Çifti i famshëm që bëri bujë të madhe në skenën hapësirën shqiptare të showbizit për shkak të historisë së tyre të veçantë e për diferencën e moshës që ata kanë me njeri-tjetrin, Keith Groeneveld dhe Adriana Matoshi, përfundimisht i kanë ndarë rrugët.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Keith në një intervistë të bërë së fundi, dukë konfirmuar kështu raportimet e mediat, të cilat nisën me largimin e njëri-tjetrit nga Instagrami.
“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica prej tyre duan vetëm senzacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë”, tha ai për Prive.
“Edhe pse nuk jemi bashkë, ne çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja, ashtu sikurse edhe nga komentet e pamatura. Ndaluni! Edukoni veten dhe fëmijët tuaj. A doni që të ketë tumor prapë? Dhe krejt papritur, të gjithë ta përkrahin atë sërish. Hipokrizi. Filloni nga njeriu në pasqyrë para se të hapni gojën. Ajo është mrekullueshme dhe të gjithë ju duhet të jeni krenar që një grua e tillë përfaqëson shtetin tuaj. Do doja të shprehë dashurinë time për të gjithë njerëzit që na kanë respektuar dhe dashur sepse edhe ne ju duam juve. Zoti ju bekoftë”, ka thënë ai.
Raportohet se ka qenë pikërisht familja e futbollistit ajo që ka ndikuar te Keith për t’i dhënë fund këtij raporti, që duket se nuk është parë edhe me aq shumë simpati nga familja e tij.
Diferenca në moshë, angazhimi i Adrianës si nënë e divorcuar me 4 fëmijë, duket se është bërë shkak që familja e Keith mos ta pranojë këtë lidhje dhe të ndikojë te futbollisti, që pas disa konfliktesh, ka vendosur t’i japë fund raportit. Por duket se edhe për të afërmit dhe miqtë e Adrianës, kjo lidhje ka hasur në kundërshtime e paragjykime.
Vitin e shkuar, e ftuar në “Dua të të bëj të lumtur”, ishte pikërisht i riu nga Afrika e Jugut ai që mendoi t’i bëjë një surprizë aktores, ku zbuluan ndër të tjera edhe detaje nga romanca e tyre. Keith tregoi se me Adrianën është njohur te lokali i saj dhe në momentin që e pa, “u detyrua” të mësojë se si flirtojnë djemtë shqiptarë.
Pavarësisht dashurisë, për aktoren, nënë e 4 fëmijëve, s’ka qenë e thjeshtë të përballet me paragjykimet e njerëzve.
“Nuk e kam pritur kurrë që njerëzit të jenë kaq shumë racistë. Në momentin kur u zbulua që kam një lidhje me Keith, kam marrë mesazhe ofenduese, vazhdoj akoma të marr komente negative e të tilla mesazhe të them të drejtën. Por në atë kohë, gjithashtu sapo fitova një ndër çmimet më të mëdha në karrierën time dhe komentet herë ishin ofenduese, herë ishin komplimentuese”, u shpreh Matoshi, e cila i referohet çmimit “Aktorja më e mirë” që fitoi në festivalin “Mostra de Valencia”, për rolin në filmin “Zana”, me regji të Antoneta Kastratit.