Arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë ka krijuar një situatë të komplikuar, si në aspektin politik ashtu edhe në atë juridik.
Klan Kosova mëson se çështja më problematike në gjithë këtë situatë është se Franca është financuese e rëndësishme e Gjykatës Speciale, prandaj sjellja e saj në “Rastin Haradinaj” do të ketë ndikimin të madh si një precedent për të ardhmen e Speciales.
Gjithashtu, respektimi apo mosrespektimi i dosjeve që Serbia i ka dërguar në Interpol është problem për të cilin nuk ka një pajtueshmëri në bashkësinë ndërkombëtare sa i përket mënyrës në të cilën duhet të trajtohen.
Arianit Koci, avokat i Haradinajt, ka deklaruar se lideri i AAK-së të enjten mund të lirohet me kusht, pasi në këtë ditë është caktuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij.
Sipas tij, lirimi me kusht i Haradinajt nënkupton që ai të jetë i lirë në Francë, por jo edhe të kthehet në Kosovë, pa dhënë vendimin përfundimtar Gjykata e Apelit në Francë.