Loading…

Çfarë duhet të dini për shortin e 2 dhjetorit dhe stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Euro 2024

  • 30/11/2023 | 10:58

Çfarë duhet të dini për shortin e 2 dhjetorit dhe stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Euro 2024

Shqipëria do të mësojë rivalët në grupet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” të shtunën më datë 2 dhjetor.


Në Hamburg prej orës 18:00 do të hidhet shorti për grupet e “Euro 2024”. Skuadrat janë të ndara na katër vazo dhe Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.

Gjermania si ekipi pritës i Europianit ndodhet në vazon e parë dhe ekipet e tjera në atë vazo janë Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia. Në vazon e tretë ndodhen Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia dhe Çekia. Ndërsa vazo e katërt ende nuk është e plotësuar, pasi deri më tani janë të konfirmuar vetëm tre ekipe Italia, Serbia dhe Zvicra.

Tre ekipet e tjera do të përcaktohen nëpërmjet fazës Play – off, ku bëjnë pjesë 12 skuadra bazuar në performacën e tyre në Nations League.

Skuadrat janë të ndara në tre grupe (A, B dhe C) dhe do të luajnë shanset e tyre në marsin e vitit 2024.

Tre fitueset e grupit do të plotësojnë edhe vazon e katërt. Europiani “Gjermani 2024” do të nisë më datë 14 qershor dhe do të ulë siparin me finalen e madhe në datë 14 korrik.

Gjermania si vendi pritës do të pozicionohet në Grupin A dhe do të luaj ndeshjen hapëse të Europianit.

Për sa i përket formatit do të jetë i njëjtë si ai i “Euro2020”, shkruan SS.

Dy ekipet që pozicionohen të parat në Grup do të kualifikohen më tej në raundin e 1/16-ve, së bashku me katër ekipet më të mira që vijnë nga vendet e treta në grupe.

Më pas starton faza me eliminim direkt nga 1/16-tat në çerekfinalet e Europianit, gjysmëfinalet dhe finalja e madhe.

“Euro2024” do të zhvillohet në dhjetë stadiume të klasit botëror në Gjermani, nga “Olympiastadion”  në Berlin, deri në “Volksparkstadion” në Hamburg.

Ndeshja hapëse e Europianit do të luhet në Mynih në stadiumin “Munich Football Arena”, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në Berlin në stadiumin “Olympiastadion Berlin”.

Më poshtë të gjitha stadiumet dhe kapaciteti i tyre:

-Berlin (Olympiastadion) 70.000

-Mynih (Munich Football Arena) 67.000

-Dortmund (BVB Stadion Dortmund) 66.000

-Shtutgart (Stuttgart Arena) 54.000

-Hamburg (Volksparkstadion Hamburg) 50.000

-Gelshenkirshen (Arena AufSchalke) 50.000

-Dusseldorf (Düsseldorf Arena) 47.000

-Koln (Cologne Stadium) 47.000

-Frankfurt (Frankfurt Arena) 46.000

-Leipzig (Leipzig Stadium) 42.000

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë