Loading…

Çfarë do të diskutojnë Thaçi e Vuçiq të enjten? Flet këshilltari i Presidentit

  • 08/11/2018 | 01:20

Çfarë do të diskutojnë Thaçi e Vuçiq të enjten? Flet këshilltari i Presidentit

Bekim Çollaku, këshilltar i presidentit Thaçi, i cili gjendet në Bruksel ku te enjten pritet të zhvillohet takimi në nivel presidentësh, ka deklaruar për televizionin publik se në këtë takim do të diskutohet për modalitete e një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkuar në Bruksel për takimin e radhës me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Raundi i katërt i besimeve në Bruksel që do të zhvillohet në nivel të presidenteve, sipas Çollakut do të diskutohet për marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe obliguese, e cila do të mbrojë interesin nacional të  Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës.

Në një lindhje direkte nga Brukseli, Çollaku tha për RTK3 se formati i këtij takimi do të jetë i njëjtë dhe sipas tij pritet që nga ky takim të shënohet progres për rrumbullakimin e një marrëveshje përfundimtare.

“Ne jemi duke biseduar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe obliguese, e cila  në vetvete do të përmbajë të gjitha çështjet e hapura dhe me këtë marrëveshje të mbrohet interesi nacional shtetëror i Kosovës dhe i shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha ai.

Çollaku nuk ka  theksuar ndonjë afat kohor se kur mundet të arrihet një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që siç tha ai, kjo nuk varët vetëm nga Kosova por edhe nga pala tjetër.

Orë më parë, Presidenti Thaci kishte shkruar në Twitter se pret takim të vështirë të enjten.

“Gjatë rrugës për në Bruksel për një takim tjetër të vështirë me homologun e Serbisë, por një të domosdoshme për të arritur marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Vetëm kjo do të hapë perspektivën e BE-së për vendet tona dhe do të sigurojë anëtarësimin në OKB për Kosovën”, thuhet në postimin e Thaçit.

Takim të vështirë në Bruksel pret edhe homologu i tij, Aleksandër Vuciq.

“Në Bruksel do të ketë bisedime të vështira me përfaqësuesit e BE-së, prej të cilëve pres që të sigurojnë zbatimin e marrëeveshjes së CEFTA-s, me rastin e aplikimit të doganës për prodhimet serbe në Kosovë:, u ka thënë Vucic gazetarëve në Helsinki, ku po merr pjesë në Samitin e partisë popullore evropiane (EPP).

Thaçi niset për Bruksel, paralajmëron takim të vështirë me Vucic’in

Vucic pret bisedime të vështira në Bruksel me BE-në “për kthimin e CEFTA-s”

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë