Në Teatrin Dodona, vjen shfaqja “Çështje Zakoni”me regji nga Zana Hoxha Krasniqi.
Kjo shfaqje jepet sot me datë 19 janar në ora 19:30. Shfaqje kjo e cila sfidon mentalitetet dhe rolet gjinore që shpesh herë dalin të jenë më të forta se vet ligji!
“Çështje Zakoni” do të luhet nga aktorët Kushtrim Qerimi, Donikë Ahmeti, Ermal Sadiku, Qendresa Kajtazi dhe Edon Shileku.
Familja Murtezi shpërngulet në banesën e re në Prishtinë, befasi kjo e përgatitur nga babai, Vetoni. Por, kur vëllai i Vetonit vjen për vizitë, në pah del edhe çështja e ndarjes së trashëgimisë familjare dhe ndarjes së pronës së trashëguar gjë që “shkund” raportet familjare. /gazetametro.net