Pas takimit që kishin me dyer të mbyllura, delegacionet e dy shteteve, Kosovës dhe Turqisë, dolën para gazetarëve në konferencë të përbashkët për media.
Ashtu si edhe kishte bërë më dije Gazeta Metro një ditë me parë, presidenti turk Erdogan ka  folur për shkollat e Gulenit, ku ka thënë se ato shkolla janë terroriste dhe, sipas tij, vëllëzërit dhe motrat kosovare nuk mund të edukohen në shkolla të tilla.
“Fetullah Guleni është një kërcënim i madh i yni, dhe besoj se do kordinohemi me vëllëzërit tanë kosovarë për këtë”, ka thënë Erdogan, transmeton Gazeta Metro.
Presidenti turk Erdogan, u shpreh se i qëndrojnë gjithnjë pranë, siç i ka quajtur ai, vëllezërve kosovarë. Gjithashtu, ai ka shtuar se Kosova, sot është garanci për stabilitet rajonal si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta, dhe sipas tij, çështja e Kosovës është edhe çështje e Turqisë.
“Shuma e investimeve totale në Kosovë, nga vendi ynë ka arritur në 350 milion dollar, ndërsa vëllimi ynë bilateral tregtar në 10 muajt e parë të këtij viti  është 221 milionë dollarë, dhe ne do të vazhdojmë të investojm edhe më shumë”, ka thënë Erdogan./gazetametro.net