Loading…

Certifikohet lista e votuesve për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut

  • 19/11/2020 | 14:47

Certifikohet lista e votuesve për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka certifikuar sot listën përfundimtare të votuesve për Podujevë dhe Mitrovicë e Veriut, ku do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune më 29 nëntor.


Sipas kësaj liste, janë 87 mijë e 381 votues, apo 552 votues më shumë në krahasim me listën përfundimtare të votuesve të certifikuar për zgjedhjet e Podujevës, të cilat më herët ishin planifikuar për t’u mbajtur më 15 mars 2020, por që u shtyn për shkak të pandemisë me koronavirus.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qendrave të votimit në këtë komunë është 45 me gjithsej 115 vendvotime.

Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Mitrovicën e Veriut përmban 23 mijë e 313 votues apo 489 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet paraprake të mbajtura në këtë komunë më 6 tetor 2019. Në këtë komunë numri i qendrave të votimit është 7 me gjithsej 27 vendvotime

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë