Loading…

Certifikohen rezultatet për kryetar të Drenasit

  • 21/12/2016 | 14:19

Certifikohen rezultatet për kryetar të Drenasit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dhe shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve të zashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë ankesë që mund të ndikojë në këto rezultate.

Rezultatet përfundimtare janë si në vijim: kandidati i PDK, Ramiz Lladrovci ka marrë 14 mijë e 537 vota, kandidati i Nismës për Kosovën Isa Xhemajli 8 mijë e 704 vota.

Lidhur me këto rezultate, KQZ njofton se ka filluar të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë