Loading…

Çelësi i Tiranës për Kadri Veselin

  • 21/02/2017 | 09:43

Çelësi i Tiranës për Kadri Veselin

Bashkia e Tiranës ka nderuar kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, me Çelësin e kryeqytetit shqiptar.


 

Veseli e pranoi këtë çmim në kuadër të vizitës zyrtare dy ditore që po zhvillon në Shqipëri.

Pas marrjes së këtij çelësi, Veseli shprehu konsideratën e lartë për vizionin e kreut të Tiranës Erion Veliaj, duke e përgëzuar atë për punën që po realizohet anekënd këtij qyteti.

Veseli vlerësoi se zhvillimi i kryeqytetit shqiptar është i një rëndësie të veçantë, sepse reflekton pozitivisht dhe merret si model nga qytetet e tjera në Shqipëri e Kosovë.

Në mënyrë simbolike, kryetari Veseli i dhuroi kryebashkiakut Veliaj një punim artizanal nga qyteti i Prizrenit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, nga ana e tij, u shpreh i nderuar që pati mundësinë t’i dhurojë kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Çelësin e Tiranës, për t’u ndjerë, siç tha ai, si në shtëpinë e tij.

“Ju kam ndjekur me shumë admirim për mënyrën se si po udhëhiqni, për vendimmarrjet e drejta dhe jo të lehta”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

celesi-per-kadri-veselin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë