Loading…

Çelaj premton uljen e faturave të energjisë

  • 08/10/2017 | 20:18

Çelaj premton uljen e faturave të energjisë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka prezantuar sot konceptin e tij të ri për përdorimin e gazit natyral për amvisërisë, ekonomitë shtëpiake dhe konsumatorët industrialë.


Çelaj tha se në qeverisjen e ardhshme vëmendje të veçantë do t’i kushtohet kursimit të ekonomive familjare për ngrohje, ujin e ngrohtë për amvisëri por edhe për konsumatorët industrialë.

“Gazsjellësi virtual është Alternativë atraktive për amvisëritë dhe konsumatorët si përdoruesit final. Për këtë, përdoret Teknologji e Kompresimit të gazit natyral. Transportimi i Moduleve-Kontejner, bëhet në rrugë me një shpejtësi të një transportuesi normal të mallrave, pa pasur nevojë për siguri shtesë”, citohet të ketë thënë Lirak Çelaj sipas një komunikate të PDK-së.

Për këtë çështje, Çelaj ka theksuar se do të bëhet platformë e dizajnuar veçanërisht për këtë arsye.

“Modulet-Kontejnerët konektohen në një “Pajisje  Rregulluese” të presionit, Modulet përfundimisht lidhen në sistemin e shpërndarjes së gazit, fillimisht si pilot projekt në lagjet Sofali, Velani dhe Taslixhe për të vazhduar pastaj me lagjet tjera. Kështu mundësohet furnizimi i rregullt dhe i sigurt i Gazit nëpër shtëpi”, ka theksuar ai, duke shtuar se i njëjti koncept sikur në lagje banimi funksionon edhe për konsumatorët industrialë (biznese).

“Ky sistem i kompresimit, transportimit si dhe furnizimit, realizohet përmes sistemit “Scada”, duke iu bashkëngjitur kryeqyteteve me shpenzime të ulëta për ngrohje, kursime për ujin e ngrohtë dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve”, ka shtuar kandidati i PDK-së për të parin e kryeqytetit.

Çelaj ka shtuar se rrjeti i “Termokosit do të zgjerohet edhe në lagjet e tjera që aktualisht nuk kanë ngrohje qendrore si dhe do të implementohet programi i njehsorëve të matjes së konsumit të ngrohjes. Kështu fatura e ngrohjes për konsumatorët aktual, do të zvogëlohet 40%, theksoi Lirak Çelaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë