Loading…

Çdo uniformë e huaj përpos NATO’s në Kosovë është armike

  • 24/01/2017 | 19:57

Çdo uniformë e huaj përpos NATO’s në Kosovë është armike

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi para takimit në Bruksel me palën serbe dhe negociatoren Federica Mogherini, ka thënë se Kosova çdo uniformë tjetër përpos asaj të NATO’s, FSK’së dhe Policisë së Kosovës do të konsiderohet armike.


Thaçi në një intervistë për transmetuesin publik ka thënë se Serbia me veprimet e fundit po tenton ndryshim kufijsh dhe destabilizim të rajonit, por ka shtuar se kjo nuk do të lejohet nga Kosova.

Thaci dhe Mogherini

“Do t’i përgjigjemi si shtet Serbisë dhe Serbia nuk do të ketë mundësi të cenimit të Kosovës. Në koordinim me BE’në, përpos trupave të NATO’s çdo uniformë tjetër e huaj në Kosovë do të vlerësohet si armike dhe do të marrë përgjigjen shtetërore”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë