Loading…

Çdo shall i Rugovës kishte kuptimin e vetë

  • 01/02/2017 | 21:19

Çdo shall i Rugovës kishte kuptimin e vetë

Stilistja, njëherësh bashkëshortja e djalit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, Blerina-Kllokoqi Rugova, në Rubikon të KTV-së, potencoi se çdo shall dhe çdo veshje e presidentit është ruajtur.

Madje sipas saj çdo shall i tij kishte kuptimin e vetë.

“Çdo shall, në çdo takim e ka pasur kuptimin e vetë”, ka thënë Kllokoqi-Rugova.

Krahas saj, përgjegjësi i protokollit në kohën e Rugovës, Adnan Merovci, tregoi se si një jelek dhe një shall i Rugovës, si rezultat i udhëtimeve, kishin mbetur te ai.

Merovci theksoi se i ruan ato, ndonëse nëse do të duhej, ai do t’i kthejë.

“Jeleku dhe shalli i tij, i kam marrë e i kam përvetësuar. Kanë mbetur si rezultat i udhëtimeve tona, por pastaj kanë mbetur të unë. Do t’i kthej nëse duhet”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë